E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hendbollistja e Univers 1, Iseni optimiste për ndeshjen derbi

Shkup– Hendbollistet e Gostivarit, Univers 1 të enjten e zhvillojnë ndeshjen derbi në Ligën e Parë të Maqedonisë me ekipin e Vardarit në Shkup. Ndeshja luhet në sallën e sporteve "Rasadnik" në kryeqytet, ndërsa vashat nga Gostivari i prêt një luftë e vërtetë, pasi këto dy skuadra luftojnë për titullin kampion dhe inkuadrimin në Super Ligën e Maqedonisë.

Organizatorja e Univers 1, Mirdita Iseni thotë se janë të përgatitura mirë për ndeshjen në fjalë dhe presin që të shënojnë fitore në këtë përballje të zorshme.
"E dimë se na prêt një ferr i vërtetë në Shkup. Por ne edhe përkundër padrejtësive që do të na bëhen nga referët dhe përkrahjes së publikut vendas do të shënojmë fitore. Kemi kapacitet për ta mposhtur Vardarin në fushë të tyre dhe kështu të barazohemi me pikë me liderin e ligës", u shpreh qendra e Univers 1, Iseni.
Për Mirditën ky është sezoni i dytë në fanellën e Univers 1, ndërsa më herët ka luajtur për Olimpikun e Shkupit, për tri vite rresht.
"Në ekipin tonë janë edhe disa hendbolliste që kanë përvojë në ligën e parë, prandaj nuk i frikohemi Vardarit. Sikur të luhej në mënyrë korrekte ne do t'i fitonim edhe në Shkup, por ju them se edhe ato nuk do ta kenë lehtë. Pra do të jetë një ndeshje derbi", tha në fund hendbollistija nga Prespa, Mirdita Iseni, lojtare e Univers 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›