E Diel, 1 Nëntor 2026

NBA, Sëlltiks arrijnë finalen e Lindjes

Boston Sëlltiks plotëson finalen e Konferencës së Lindjes në NBA, pasi ka fituar sfidën e shtatë dhe të fundit me Klivlan Kavaliers. Edhe pse kanë qenë gjithmonë në disavantazh, në 60 sekondat e fundit të ndeshjes "jeshilët" e shihnin veten në +3. Protagonistët e ndeshjes ishin Pol Pirs për Sëlltiks, me 41 pikë dhe 5 asist, ndërsa për Kavaliers nuk mjaftoi LeBron Xhejms, me 45 pikë. Boston do ndeshet në finale me Detroit Pistons.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›