E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpet, e preferuara e konsumatorëve

Pasi janë konfirmuar më të mirët e 111 fushave më të rëndësishme të jetës në Shqipëri është realizuar në datën 1.11 të këtij viti shpërndarja e trofeve për subjektet të cilat e kanë merituar të renditen në grupimin e 111 gjërave më të mira në Shqipëri.

Për këtë arsye në ambientet e një resorti në Durrës janë shtruar tapetet e kuq dhe në një stil klasik është zbukuruar ambienti i jashtëm i pishinave dhe salla e madhe për të pritur mbi 250 të ftuar, të cilët ishin personazhet e asaj mbrëmjeje duke përfaqësuar subjektet fituese të titullit më i miri ndër

111 gjëra në Shqipëri. Në këtë mbrëmje ashtu si rrallëherë biznesmenët dhe artistët shqiptarë nuk rrezatonin konkurrencë të ashpër ndaj njëri-tjetrit, por përkundrazi ishin të mbuluar nga krenaria që puna e tyre është votuar nga vetë populli shqiptar dhe që dikush ka ditur të vlerësojë këtë punë e cila ndan subjektet e vërteta dhe kualitative nga subjektet fillestare apo në zhvillim. Në mbrëmjen gala të 111 gjërave më të mira në Shqipëri kanë qenë prezentë kompanitë nga më seriozet në Shqipëri pa përjashtuar këtu edhe median e shkruar dhe atë vizive. Në saj të këtij projekti ambicioz qytetarët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësinë që nëpërmjet librit guidë "111 gjërat më të mira në Shqipëri", të njihen me shumë kontakte. Ndër kompanitë më të mëdha në vend për të tërhequr këtë çmim, ishin kompanitë "Yildon", "Alumil", "Fiat", "Derby", etj. Nga kompanitë e karburanteve ka qenë kompania ALPET, e cila është vlerësuar si më e mira dhe më e preferuara nga konsumatorët shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›