Shqipëria, porta e Europës?
"Shikoni në hartë. Shqipëria mund të bëhet porta e Ballkanit dhe e Europës", deklaroi dje Kryeministri Sali Berisha para një salle të mbushur me biznesmenë, zyrtarë dhe drejtues bankash ndërkombëtare. Shqiptari me banim në Zvicër, Agim Gjinali, drejtor ekzekutiv i kompanisë ASG, që ka projektin për një kompleks energjetik në Seman, e shpjegoi më tutje këtë ide. Sipas tij, impianti i degazifikimit në Seman nëse realizohet do të mund të furnizojë Europën në dy drejtime, përmes Italisë dhe përmes Bullgarisë.
"Gazsjellësi ‘Nabuço‘ kalon përmes Gjeorgjisë, e për pasojë, është i prekshëm nga kërcënimi ushtarak rus", tha Gjinali, gjë që sipas tij, e bën Semanin një aset të rëndësishëm për sigurinë e furnizimit me energji të Europës.
Panorama gjeopolitike e Shqipërisë si "porta e Ballkanit dhe Europës" nuk mbyllet këtu. Nëse lexon median ndërkombëtare ke në dorë të bësh shumë aludime. Turqia, ku gazsjellësi "Nabuço" duhet të kalojë, po i bën presion Francës për anëtarësimin e vet në BE. BE dëshiron të gjejë furnizime me gaz jashtë varësisë së Rusisë dhe dëshiron ndërtimin e degazifikatorëve dhe Kroacia, Italia etj., kanë plane në këtë fushë. Berluskoni u bë javën e kaluar dirigjenti politik i interesave të Rusisë në linjat e gazit në Ballkan. Irani është vendi që mund të ofrojë një pjesë të rëndësishme të gazit për "Nabuço"-n, por tani për tani, një marrëveshje e tillë nuk është e mundur për shkak të diskutimeve për projektin bërthamor. Në këtë skenë të stërmadhe, hyn papritur Shqipëria, Banka Islamike për Zhvillim, Konferenca Islamike ku Shqipëria edhe është anëtare edhe nuk dëshiron të jetë...
Shqiptarët kanë dëgjuar me bollëk mbi projekte shumëmiliardëshe dhe qeveria ka dhënë licenca për tec-e, hec-e e linja interkonjeksioni nga të katër anët, por si rezultante totale, gjatë njëzet e pesë viteve të fundit, në Shqipëri është ndërtuar vetëm një termocentral i vogël prej 93 MW, që do të qëndrojë shumicën dërrmuese të kohës i fikur për shkak të kostos së lartë që mbart. Sa shanse ka që mali i projekteve energjetike të bëhet realitet?! Kjo ishte pyetja më e shtruar dje gjatë konferencës mbi investimet e huaja.
"Shikoni se sa është kërkesa në Europë, sa naftë e gaz ka në Azinë Qendrore dhe se sa është kapaciteti total i të gjitha projekteve të hedhura në tryezë", thonë ekspertët e Sekretariatit të Energjisë në Vjenë, një organizëm që mbikëqyr tregun energjetik të Ballkanit. "Një herë fillova t‘i numëroj, por hoqa dorë kur mbërrita në projektin e tetëdhjetë e katërt", shpjegoi njëri prej tyre gjatë takimeve të Krans-Montanës më herët këtë vit. Shkurt, ka gjasa që në Ballkan të realizohen ndoshta një e pesëdhjeta e projekteve të prezantuara herë me patos dhe herë pa patos gjatë njëzet viteve të fundit. Në fakt, disa nga projektet janë mbështetur nga studime serioze, ndërsa pjesa më e madhe, janë thjeshtë ide. Për të parë se cili nga këto projekte do të realizohet, e cili do të harrohet nëpër sirtarë, do të na duhet të presim edhe për shumë e shumë vite të tjera. Por ajo që është e sigurt, është fakti se qeveria shqiptare i kushton vëmendje të posaçme të gjitha projekteve pa diskriminim, pa marrë parasysh se sa shanse kanë këto projekte të bëhen realitet.