Ujë drejt Katarit, në këmbim të gazit
Shqipëria mund të dërgojë anije me ujë të pijshëm drejt shteteve të Gjirit Persik, duke përdorur balastat e cisternave të gazit, në rast se projekti për kompleksin energjetik të Semanit realizohet. Lajmi ishte përfolur prej kohësh, por u bë publik për herë të parë dje nga Agim Gjinali, drejtor i kompanisë "ASG Power". "Gjithë ai shi që bie në Shqipëri, shkon dëm në Adriatik pa u përdorur", deklaroi Gjinali, ndërsa prezantonte projektin e tij në konferencën e dytë ndërkombëtare mbi investimet e huaja në Shqipëri. Konferenca që nisi dje, e organizuar nën kujdesjen e Bankës Islamike për Zhvillim dhe "ASG Power", është një nga sponsorët kryesorë.
"Kam negociuar personalisht në Katar për sigurimin e kontratave të furnizimit me gaz", deklaroi Kryeministri Sali Berisha në fjalën përshëndetëse.
Sipas Gjinalit, eficienca e projektit do të rritet ndjeshëm për shkak se anijet do të mund të përdoren jo vetëm për të sjellë gaz nga Katari në Shqipëri, por edhe për të dërguar ujë të pijshëm nga Shqipëria për në shtetet e Gjirit Persik.
Negociata në Katar
Qeveria shqiptare duket se ka shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë për projektin e ASG përmes bisedimeve të nivelit të lartë me Katarin, një prej vendeve më të rëndësishme në eksportin botëror të gazit të lëngshëm. Gazi natyror lëngëzohet në temperaturën -163 gradë Celsius, në mënyrë që të mund të transportohet, por duhet të degazifikohet para se të shpërndahet për konsum.
Kryeministri Berisha kreu bisedime në Katar në mars të këtij viti, ndërsa në maj Shqipëria nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe teknik mes dy vendeve. Tani për tani, bisedimet janë vetëm në nivelin e mirëkuptimit.
Projekti
"ASG Power" ka kryer studimet për ndërtimin e një impianti degazifikimi të gazit të lëngshëm në Seman me kapacitet prej 30 miliardë metër kub (BCM) në vit, shoqëruar me një termocentral me fuqi të instaluar 1200 MW, si dhe dy tubacione, njëri për ta çuar një pjesë të gazit në Itali dhe tjetri për të furnizuar gazsjellësin "Nabuço" në Bullgari. "Rreth 150 anije në vit do të vijnë për të sjellë gazin që do të magazinohet në Seman para se të shpërndahet te klientët", tha Gjinali. Anijet zakonisht mbushin balastet me ujë deti gjatë rrugës së kthimit për të fituar baraspeshim në lundrim. Sipas planit, balastet do të mbushen me ujë të pijshëm në Shqipëri, që do të shitet në vendet e Gjirit. Disa vende Arabe përdorin teknologjinë e shkripëzimit të detit për të fituar ujë të ëmbël të cilësisë së keqe, por kjo metodë e prodhimit të ujit kushton rreth 50-60 cent të dollarit për metër kub, pra vlerësohet si shumë e kushtueshme. Sipas Gjinalit, i gjithë kompleksi energjetik i Semanit do të rrisë eficiencën e komponentëve të ndryshëm, gjë që e bën projektin tërheqës nga shumë drejtime. "Termocentrali do të prodhojë energji të ngrohtë, e cila do të përdoret për degazifikatorin. Gazi i importuar do të përdoret për prodhim energjie elektrike dhe energjia së bashku me gazin do të eksportohen në dy drejtime të ndryshme", tha Gjinali.
Furnizues i "Nabuço"-s
Projekti i ASG fillimisht synonte të furnizonte me gaz termocentralin e projektuar në Seman dhe të dërgonte 8 miliardë metër kub gaz natyror në vit në Itali. Por sipas Gjinalit, kohët e fundit është hapur mundësia që një tubacion tjetër të lidhë Semanin me Bullgarinë për të furnizuar gazsjellësin "Nabuço". "Nabuço" është një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, (përgjithësisht nga Franca), dhe synon të marrë gaz nga vendet e Azisë Qendrore për ta dërguar përmes Turqisë dhe Ballkanit drejt Austrisë dhe BE-së. Por gjatë viteve të fundit, uniteti i BE-së në këtë çështje ka shkuar drejt shpërbërjes totale. Gjermania, Austria, Greqia dhe së fundmi, edhe Italia, nënshkruan marrëveshje të veçanta me Rusinë, gjë që sipas analistëve ndërkombëtarë, ndoshta e ka varrosur projektin "Nabuço".
Aksion i artë për qeverinë
Presidenti i "ASG Power", Agim Gjinali, deklaroi dje se konsorciumi i tij kishte në plan t‘i ofronte qeverisë shqiptare një aksion të artë pa pagesë, me qëllim që Shqipëria të mund të ketë peshë përcaktuese në një sërë vendimesh që mund të përbëjnë shqetësim për pozicionin strategjik të vendit. "Aksioni i artë do t‘i mundësojë qeverisë të marrë pjesë në të gjitha negociatat dhe vendimet e rëndësishme", deklaroi Gjinali. "Një projekt me përmasa të tilla mund të ketë rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe për këtë arsye, ne jemi të gatshëm t‘ia japim qeverisë aksionin përcaktues", tha ai. Qeveria shqiptare është e dyjëzuar mes projekteve të ndryshme që lidhen me linjën e interkonjeksionit të energjisë elektrike Shqipëri-Itali. Vitin e kaluar, qeveria ia hoqi licencën përkatëse ASG-së dhe i dha një licencë të re kompanisë "Falcione".