E Diel, 1 Nëntor 2026

“Alpha Bank”, 86 milionë euro fitime në tremujorin e parë 2009



Në datën 26 maj 2009, “Alpha Bank” Greqi shpalli rezultatet e tremujorit të parë 2009, duke raportuar 86 milionë euro fitime neto dhe duke mbajtur raportin e mjaftushmërisë së kapitalit në një nivel prej 7.9% përkundrejt 8% të tremujorit të fundit të vitit 2008. Siç shpjegon Janis S. Kostopulos, Kryetar i Grupit, “Alpha Bank ka konfirmuar kapacitetin e fortë për të gjeneruar fitime në këtë tremujor, duke qenë se qasja e kujdesshme e bankës ndaj huadhënies dhe fokusit në shërbimin ndaj klientit na ndihmoi në përballimin e kushteve të vështira financiare. Ne i jemi mbajtur premtimit tonë për të mbështetur ekonominë greke përmes pajisjes me kredi, shumë të nevojshme për bizneset e vogla e të mesme si dhe për individët. Gjithashtu, po kontribuojmë në stabilizimin e rajonit të Evropës Juglindore si pjesë e grupit të bankave që mbështet përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në Rumani dhe Serbi. Kemi besimin se Alpha Bank është e mirë pozicionuar për të përparuar tani si dhe në planin afatgjatë, por një kujdes i veçante do t’i kushtohet gjendjes ekonomike në të ardhmen e afërt”. Veçanërisht në Shqipëri, ku “Alpha Bank” ka pozicion kryesues me një rrjet prej 47 degësh, biznesi i shitjes me pakicë ka sjelle 2.5 milionë euro përfitime për këtë periudhë, përmes të cilës huadhënia u rrit me 77.4% dhe depozitat patën një rritje prej 21.4%. Siç shpjegon Drejtori i “Alpha Bank”, Mantzounis “i kemi kushtuar një vëmendje të veçante zbatimit të politikave tona, për të vendosur në fokusin kryesor të ‘Alpha Bank’ ruajtjen e raporteve të kënaqshme në zërat e bilancit. Ashtu si dhe në tremujorin e mëparshëm ne kemi kërkuar të ruajmë një pozicion të qëndrueshëm likuiditeti, të forcojmë masat parandaluese, të forcojmë aktivet e ponderuara me riskun, si dhe të rrisim kapitalin bazë. Gjithashtu ne kemi marrë masa të tjera për të ruajtur përfitimet, përfshi këtu uljen e kostos së depozitave me afat dhe duke ri-balancuar devijimet e aktiveve tona, dhe në të njëjtën kohë të fokusohemi në mbledhjen dhe stabilizimin e kostos bazë.

29 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›