E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-ja pezullon listat e PAA-së së Xhuvelit për mosplotësim të kuotës së grave



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezulloi Partinë Agrare Ambientaliste, të drejtuar nga Lufter Xhuveli, deri në rregullimin e dokumentacionit. PAA-ja kishte mangësi në dokumentacionin e saj për qarkun e Fierit. Në këtë qark kjo forcë politike nuk ka plotësuar kuotën 30% të grave. Sot ishte edhe data e fundit e regjistrimit të listave emërore të partive politike. Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar që partitë politike duhet të plotësojnë kuotën 30% të grave në listat që ato do të dorëzojnë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në Kod thuhet se në tri vendet e para njëra duhet të jetë patjetër femër. Po dje KQZ-ja miratoi edhe kandidatin e pavarur, Avdullah Omurri. Omurri përfaqëson disa kategori sociale të të verbërve. Ndërkaq, lista e Partisë së Punës, për të cilën ka pasur diskutime në lidhje me dokumentacionin e saj, u miratua. Problemet me dokumentacionin e kësaj force kishin të bënin me kuotën 30% të grave dhe dokumentet jashtë afatit të kandidatëve të kësaj force politike për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

29 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›