E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpha Bank hedh në treg kartat American Express

Alpha Bank - Albania njoftoi dje lëshimin ekskluziv në tregun shqiptar të kartës American Express® dhe kartës American Express Gold. Këto karta do të ofrojnë përfi¬time unike dhe bashkëkohore të krijuara për t’iu përshtatur nevojave të konsumatorit shqiptar brenda Shqipërisë dhe kudo në botë dhe do të shpërndahen nëpërmjet rrjetit të degëve të Alpha Bank - Albania. Si pjesë e marrëveshjes ekskluzive të bashkëpunimit, Alpha Bank - Albania gjithashtu do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e marrëdhënieve me shumë tregtarë, të cilët tashmë pranojnë kartat American Express, si dhe zgjerimin e këtij rrjeti me emra të rinj në Shqipëri. Të ftuarit në konferencën për shtyp u përshëndetën nga z. Christos Giampanas, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Alpha Bank. Drejtori i përgjithshëm i Alpha Bank - Albania, z. Andreas Galatoulas, tha: “Dita e sotme është e një rëndësie të veçantë, duke qenë se ne po shpallim zyrtarisht bashkëpunimin tonë me American Express. Siç mund të jeni në dijeni, Alpha Bank - Albania feston këtë vit 10 vite të suksesshme të prezencës së saj në Shqipëri. Është një nder ta ndërthurësh këtë ngjarje me fi¬llimin e një bashkëpunimi ekskluziviteti me American Express në Shqipëri”. Z. Marios Klapsis, Business Development Director, American Express tha: “Ne jemi të kënaqur që kemi krijuar këtë partneritet me Alpha Bank - Albania. Ne besojmë se kartat American Express, të cilat ne po promovojmë, do të jenë dy nga produktet më të mira në rangun e kartave të kreditit të ofruara në treg, pasi ato ofrojnë një paketë përfi¬timesh unike të krijuara posaçërisht për konsumatorët dhe të gjithë ata që udhëtojnë për arsye biznesi dhe që vlerësojnë risinë dhe shërbimin e një klasi botëror”. Alpha Bank dhe American Express kanë një marrëveshje për lëshimin e kartave dhe marrëveshjet me tregtarët ne Greqi që nga viti 1995, ku Alpha Bank lëshon të gjithë gamën e kartave me markën American Express. Gjithashtu, Alpha Bank - Shkup dhe American Express kanë një marrëveshje për lëshimin e kartave dhe zgjerimin e rrjetit të tregtarëve, ku Alpha Bank lëshon kartat American Express.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›