E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ernest Noka, zëvendësministri i ri Transporteve



Në vendin vakant të zëvendësministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, vjen një kuadro i ri. Ernest Noka do të jetë zëvendësministri i Transporteve, i cili në këtë dikaster do të merret me gjithë drejtoritë që përfaqësojnë transportet në vend, mes tyre dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Noka vjen në këtë post në vend të Nikolin Jakës, i cili u arrestua rreth dy vjet më parë, për korrupsion dhe pak javë më parë ka fituar lirinë. Ernest Noka është me profesion inxhinier. Ai është njohës shumë i mirë i projekteve të vështira në rrugë dhe ka qenë oponenti kryesor teknik i projektit të mbikalimit të “Zogut të Zi”. Ai njihet në rrethet inxhinierive si specialist në fushën e infrastrukturës dhe transportit, ndërkaq ka bërë studime në një shkollë të huaj për transportin. Pozicioni i tij në postin e zëvendësministrit të Transporteve mbase do të thotë që projektet e transportit do përzgjidhen mbi baza profesionale dhe kjo do të rrisë cilësinë e rrugëve në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›