“Alpine”, kompania qe ka abuzuar me supertenderat
Njerëzit pranë kryeministrit menaxhojnë qindra milionë euro. Blegina Kodra në konflikt të pastër interesi në kohën e tenderit
Habjon Hasani
Më 27 korrik të vitit të kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës (asokohe) Blegina Kodra, së bashku me shtetasin serb Slobodan Markoviç, themeluan filialin shqiptar të firmës “ALPINE-MAYREDER Bau GmbH”. Sikundër tregohet në dokumentin e që boton “Albania”, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, njëkohësisht dhe kunata e botuesit Fahri Balliu, themelon filialin shqiptar të kësaj firme fill pasi “ALPINE-MAYREDER Bau GmbH” ishte kontraktuar për ndërtimin e aksit rrugor Levan-Vlorë (me vlerë 70 milionë euro). Nuk vonoi shumë dhe me firmë të kryeministrit Sali Berisha qeveria mori Vendimin nr. 621, datë 24 shtator 2007, me të cilin ka autorizuar Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve), që me fondet e TVSH-së, të programuara në buxhetin e vitit 2007 për projektin e rrugës “Levan-Vlorë”, të paguajë kontraktorin me vlerën e paradhënies, në përputhje me kontratën e lidhur sipas standardeve të BERZH-it dhe BEI-it (financimi i rrugës vjen pikërisht nga këto institucione). Më tej në vendim përcaktohet se ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve) për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 126, por nuk është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë në internet.... E thënë shkurt, rreth një muaj pasi vartësja e tij (sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Blegina Agolli) siguroi aksionet e saj në firmën “ALPINE-MAYREDER Bau GmbH”, eprori suprem (kryeministri) i saj e “shpërbleu” me një vendim jo transparent, me anë të së cilit i kalonte fonde në formën e paradhënies në mënyrë të paligjshme dhe krejt arbitrare.
Abuzimi
Rruga nga Levani në Vlorë, pjesë e Korridorit të Tetë, nuk financohet nga shteti shqiptar, por nga ana e Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Bankës Europiane të Investimeve. Deri në momentin kur është marrë vendimi, as BERZH-i dhe as BEI nuk kanë dhënë miratimin e tyre për akordimin e kredisë me terma të butë për qeverinë shqiptare, që do të lejonte normalisht fillimin e punimeve për ndërtimin e këtij segmenti të rëndësishëm rrugor në zonën e Jugut të vendit. Gjithashtu deri në atë kohë, në Këshillin e Ministrave nuk kishte kaluar asnjë lloj projektligji lidhur me miratimin e kredisë. Kjo do të thotë se ligjërisht duhej të ishin dy projektligje të veçanta për secilën bankë. E për më tepër duhet t’i kalonin për shqyrtim edhe Parlamentit, si i vetmi institucion shtetëror shqiptar, i përcaktuar me ligj, që mund të ratifikojë kreditë, duke u dhënë atyre fuqi ligjore. Për rrjedhojë, del qartë se kryeministri ka mbështetur në mënyrë arbitrare (dhe të kundërligjshme) konfliktin e interesit një prej vartësve të tij.
Legjislacioni
Në kushtet kur një zyrtare e lartë e një ministrie rezultonte edhe themeluese e një kompanie që menaxhonte fonde publike (kredia do të shlyhet nga taksat e shqiptarëve), gazeta “Albania” kontaktoi ekspertë të fushës juridike, të cilët vlerësuan rrethanat. Ndërsa pozita në konflikt të hapur interesi i zonjës Kodra ishte e dukshme, juristët kanë vlerësuar si të dyshimtë dhe “kamerdaren” që kryeministri i ka hedhur me vendimin e sipërpërmendur kësaj firme. Sipas juristëve, me ligjet dhe rregullat që janë në fuqi lidhur me zbatimin e shpenzimeve të buxhetit të shtetit, ndalohet kategorikisht që shpenzimet e planifikuara për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar të kalojnë, qoftë edhe me një vendim qeverie, në fondin e paradhënies për ndërtimin e një rruge, apo të kujtdo prokurimi tjetër publik. Sipas tyre, me vendimin për të kaluar një fond nga zëri i TVSH-së në zërin paradhënie për kontraktorin, është bërë një shkelje e pastër, për të cilën legalisht përgjigjet dikasteri që ka përgatitur projektin. Por duket se ekspertët e dikasterit që ka bërë propozimin nuk mund ta kenë ndjerë veten dhe aq të rrezikuar në kushtet kur në “lojë” ishte një zyrtare e emëruar me porosi direkte të kryeministrit e me lidhje të ngushta familjare me një prej botuesit më të flaktë të kryeministrit.
Berisha preu shiritin pa u akorduar kredia
Vetëm katër ditë para zgjedhjeve lokale të 28 shkurtit 2007, kryeministri Berisha përuroi fillimin e punimeve për segmentin “Levan-Vlorë”. Ndërsa e konsideroi me të drejtë këtë rrugë si pjesë e rëndësishme e Korridorit Tetë, kryeministri “harroi” të sqaronte se punimet po nisnin pa u akorduar asnjë qindarkë. Bëhet fjalë për 70 milionë euro, të cilat do të akordoheshin nga ndërkombëtarët në formë kredie. Qeveria, të paktën formalisht, duhet të kishte miratuar fillimin e punimeve, ndërsa i duhej të miratonte nënshkrimin e kontratës ndërmjet firmës ndërtuese “Alban-Tirana”, e cila do ta ndërtonte (si nënkontraktore), ndërsa legalisht për ndërtimin do të përgjigjej firma austriake “ALPINE-MAYREDER Bau GmbH”. E thënë ndryshe, nevojitej një vendim standard i Këshillit të Ministrave, çka do të hidhte hapin e parë për formalizimin e segmentit “Levan-Vlorë”, i cili në momentin kur kryeministri mbante gërshërët në dorë ishte totalisht i paligjshëm. Por, pavarësisht hendekut, rrethanave antiligjore, kryeministri shqiptar shprehej plot bindje se “qytetarët e Vlorës do të shkojnë drejt kryeqytetit më shpejt dhe me më shumë lehtësi, pasi autostrada do të lidhë Vlorën me Tiranën, Vlorën me Morinën dhe me Prishtinën”. Nisja e punimeve në këtë rrugë përbën një surprizë, jo thjesht për faktin se mungojnë modalitetet ligjore dhe paratë e nevojshme, por edhe se ndërtimi nuk ishte parashikuar në buxhetin 2007. Lidhur me situatën absurde të “gërshërëve të kryeministrit”, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, reagoi asokohe duke u shprehur se “inaugurimi ishte një shaka elektorale. Nuk besoj që të jetë duke u punuar vërtet në atë segment, pasi makineritë janë larguar nga aty menjëherë pas largimit të Berishës”.
Firma austriake e hetuar për ryshfete në Gjermani
Ndonëse realizimi i punimeve të projektit përmban shumë anë të errëta lidhur me firmën shqiptare të nënkontraktuar, vetë “firma mëmë” ka mëkatet e saj. Në mediat shqiptare u publikua fakti se firma austriake “ALPINE-MAYREDER Bau GmbH”, e përzgjedhur për ndërtimin e aksit Levan-Vlorë, është përfshirë në një proces tepër të madh korruptimi në një tender në Gjermani. Kompania “Alpine GmbH” është vendosur në qendër të një procesi për dhënien e një ryshfeti prej 2.8 milionë eurosh për ndërtimin e stadiumit gjigant të ekipit të Bajernit të Munihut në vitet 2001-2002. Sipas këtij publikimi, “për të kuptuar përmasat e skandalit ku është përfshirë kjo kompani, mjafton të dihet se në këtë stadium u luajt ndeshja e parë e kampionatit botëror “Gjermani 2006”. Por, ky fakt, duket se nuk e ka penguar qeverinë shqiptare ta përzgjedhë ALPINE-n, si firmën që do të ndërtojë një nga akset më të rëndësishme rrugore në historinë e infrastrukturës rrugore shqiptare. “Alpine” është hetuar pasi i ka dhënë ryshfet në vitin 2001 administratorit të atëhershëm të klubit të futbollit, “Bajern” të Munihut, Karl-Heinz Wildmoser, për të kryer ristrukturimin e stadiumit “Allianz-Arena”. Sipas Gjykatës gjermane, kompania austriake ka paguar ndaj administratorit sasinë prej 5.5 milionë markash, apo ndryshe 2.8 milionë euro. Në këmbim të këtyre parave administratori ka dhënë informata që kanë favorizuar firmën që të sigurojë fitimin e tenderit për ndërtimin e stadiumit ku u krye edhe hapja e Kampionatit Botëror 2006. Për më tepër, më 13 maj të vitit 2006, Gjykata e Munihut e ka dënuar ish-administratorin Wildmoser për kryerjen e veprës penale të korrupsionit me 4 vjet e 6 muaj burgim.
29 Maj 2008