E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, “sëpatë” vendeve të punës në Gjendjet Civile



Habjon Hasani

Qeveria shqiptare ka vendosur ristrukturimin dhe shkurtimin e disa vendeve të punës në zyrat e Gjendjes Civile në rrethet Shkodër, Fier dhe Korçë. Gazeta “Albania” boton sot të plotë strukturën e re të miratuar nga qeveria, e cila ka ardhur si propozim i Ministrisë së Brendshme. Në relacionin përkatës të këtij vendimi Ministria e Brendshme shprehet se “të gjitha komunave që u është mbyllur gjendja civile kanë bërë kërkesë që t’i mbajnë këto zyra, por nga ana jonë, në projektvendim janë paraqitur vetëm transferime në ZGJC-të e komunave më të afërta në mënyrë që t’u shërbehet më afër banorëve”. Gjithashtu kjo ministri ka arsyetuar se miratimi i ndryshimeve të mësipërme lidhet me punën që po bëhet për modernizimin e zyrave të Gjendjes Civile si dhe me hedhjen e të dhënave në regjistrin elektronik. Ndryshimi ka konsistuar kryesisht në qarqet Shkodër, Korçë dhe Fier.
Prezantimi
Gjendja Civile ka prezantuar rreth tre muaj më parë ndryshimet ligjore mbi funksionimin e ri të zyrave të saj. Në prezencë të Misionit të OSBE-së, drejtuesit e Gjendjeve Civile paraqitën në muajin shkurt edhe ndryshimet që do të pësojë ligji mbi mënyrën e regjistrimit të ri të shtetasve në zyrat lokale. Sipas amendimeve, është vendosur të ndiqet një procedurë e gjitha administrative. Amendimet kanë shmangur proceset gjyqësore të cilat janë parë në vite si pengesë për qytetarët. Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit i ka mbështetur këto procedura. Sipas tij, ky institucion ka dy vite që i ka propozuar qeverisë të bëjë këto ndryshime. Regjistrimi i individëve në Regjistrin Kombëtar do të jetë e gjitha në formën elektronike.
Ligji i ri
Aktet për regjistrimin e një lindjeje të re, martese dhe vdekje janë tashmë akte të veçanta. Amendimet kanë përcaktuar që këto akte të mbajtura jashtë shtetit për shtetasit shqiptarë, apo edhe për të huajit në vendin tonë, do t’u përcillen zyrave të Gjendjes Civile. Deklarimi i lindjes së fëmijës duhet të bëhet brenda 60 ditëve në zyrat lokale të Gjendjes Civile, ku institucionet shëndetësore do t’i dërgojnë në mënyrë periodike zyrave të Gjendjeve Civile dublikata të certifikatave të asistencës në lindje. Specialistët parashikojnë që këto procedura t’u japin fund abuzimeve, nëpërmjet të cilave familjarët nuk i regjistrojnë të vdekurit e tyre për të përfituar pensionin. I veçantë është edhe konsensusi për mbiemrin e fëmijës. Ai do të vihet me mirëkuptim mes prindërve dhe ne rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje për këtë çështje, fëmija përfiton mbiemrin e të atit.

LISTA ME NDRYSHIMET STRUKTURORE TË GJENDJEVE CIVILE

SHKODËR

a)Bashkia
Vau i Dejës

Komuna

Ana Malit (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Bushat (1 ZGJC, 1 përgjegjës+ 1 punonjës)
Berdice (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Dajë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Gur i Zi (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Hajmel (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Postribe (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Pult (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Shale (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Velipojë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Shllak (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Rrethina (1 ZGJC, 1 përgjegjës+ 1 punonjës)

b)Bashkia Pukë

Komuna

Rrapë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

c) Bashkia
Fushë Arrëz

Komuna

Iballë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Fierzë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Gjegjan (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Qerret (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

MALËSI E MADHE

a)Bashkia Koplik (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

Komuna

Gru e mirë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Kastrat (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Kelmend (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Qendër (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Shkrel (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

KORÇË

a)Bashkia Korçë

(4 ZGJC, 1 përgjegjës+ 6 punonjës)

b)Bashkia Maliq (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

Komuna

Gore (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Drenovë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Libonik (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Liqenas (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Mollaj (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Pirg (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Pojan (1 ZGJC, 1 përgjegjës+ 1 punonjës)
Q.Bulgarec (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Voskop (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Voskopojë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Vreshtas (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

KOLONJË

a) Bashkia Ersekë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

b)Bashkia Leskovik (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

Komuna

Leskovik (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Mollas (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Q.Ersekë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

POGRADEC

a)Bashkia Pogradec (1 ZGJC, 1 përgjegjës+ 2 punonjës)

Komuna

Buçimas (1 ZGJC, 1 përgjegjës + 1 punonjës)
Çerravë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Dardhas (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Hudenisht (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Proposht (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Trebinje (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Velëan (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

DEVOLL
a)Bashkia Bilisht (1 ZGJC, 1 përgjegjës+1 punonjës)

Komuna

Q. Bilisht (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Miras (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Progër (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Hoçisht (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

FIER

a) Bashkia Fier (4 ZGJC, 1 përgjegjës+ 8 punonjës)

b) Bashkia Patos (1 ZGJC, 1 përgjegjës+ 2 punonjës)

c) Bashkia Roskovec (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

Komuna

Cakran (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Dermenas (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Frakull (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Kuman (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Kurjan (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Levan (1 ZGJC, 1 përgjegjës+ 1 punonjës)
Libofshë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Mbrostar (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Portëz (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Qendër Çlirim (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Ruzhdie (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Strum (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Tropojë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Zharrës (1 ZGJC, 1 përgjegjës)s

LUSHNJË

a) Bashkia Lushnjë (2 ZGJC, 1 përgjegjës+ 3 punonjës)

b) Bashkia Divjakë

Komuna

Allkaj (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Ballagat (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Bubullimë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Duashk (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
F.Shegan (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Golem (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Grabian (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Gradisht (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Hysgjokaj (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Karbunarë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Kolonjë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Krutje (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Remas (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Tërbuf (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

MALLAKASTËR

a) Bashkia Ballsh (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

Komuna

Aranitas (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Fratar (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Greshicë (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Hekal (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Kute (1 ZGJC, 1 përgjegjës)
Qendër (1 ZGJC, 1 përgjegjës)

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›