Alpinistë sllovenë vizitojnë qytetin e Antigonesë
07/07/2009 Befasohen nga bukuritë
GJIROKASTËR - Vizitat turistike në përgjithësi në sezonin turistik të një vendi nuk përbëjnë ndonjë risi. Por, vizita alpinistëve sllovenë në qytetin antik të Antigonesë është e një natyre krejt të veçantë. Për herë të parë një grup alpinistësh të moshës nga 16 deri në 70 vjeç, ngjiten në këmbë për në qytetin antik, themeluar nga Mbreti Pirro për nder të gruas së tij Antigona. I befasuar nga pamjet e natyrës dhe vendet që ka vizituar, drejtuesi i grupit Renato Ribic, ka pohuar se, tashmë ka ardhur koha që këto pasuri natyrore të prezantohen në arenën ndërkombëtare. Vizita e alpinistëve sllovenë është organizuar përmes bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit, e cila ka kontakte me simotrat e saj ballkanike, si dhe me ato gjermane dhe austriake. Jani Ziso, president i kësaj federate, pohon se deri tani grupet e kësaj natyre kanë vizituar kryesisht Shqipërinë e Veriut, por kaq të befasuar kanë mbetur edhe nga ato çka ofron Jug i vendit.
Vizita e Antigonesë vjen pas një axhende të ngjeshur të këtij grupi alpinistik në Llogara, Theth, Dhembel, Tomor dhe Morave.