Diskutim publik për vendosjen e veprave në qytet
07/07/2009 Risi në Përmet
PËRMET - Për herë të parë në qytetin jugor të Përmetit është bërë një diskutim publik për projektin e një vepre arti që do të vendoset në një mjedis publik dhe ky diskutim është bërë më iniciativë të forumit qytetar përmetar "Alvero Kocollari" për të diskutuar hapur rreth projektit për hyrjen e qytetit të Përmetit të skulptorit përmetar Anesti Shuraja.
Në kuadrin e një vargu veprimtarish, me iniciativë të forumit qytetar përmetar “Alvero Koçollari” në një mjedis të hapur u çel debati qytetar për të diskutuar se cila do të jetë përmbajtja dhe lloji i veprës artistike që do të vendoset në hyrje të Përmetit pikërisht në vendin ku dikur ndodhej një pikturë murale me përmasa të mëdha me simbole dhe përmbajtje komuniste që kishte në epiqendër Enver Hoxhën në marshimin e tij drejt Kongresit të Përmetit. Skulptori me orgjinë përmetare Anesti Shuraja paraqiti para forumit për diskutim disa variante skicimesh të realizuara në stile dhe materiale të ndryshme. Pjesëtarët e forumit patën pak a shumë të njëjtin mendim për temën me përmbajtje lirike të këtij projekti, por që gjithsesi kërkuar vazhdimin e debatit publik dhe konkurrim të hapur me pjesëmarrjen e një numri të madh artistësh nga gjithë vendi para vendimmarrjes së strukturave ligjore.