Synimet e Alonsos për 2012-ën

Mesfushori i Real Madridit dhe Spanjës, Xabi Alonso ka thënë se synon të arrijë gjëra të mëdha më 2012-ën në shkallën e klubit dhe atë ndërkombëtare.
Gjiganti madrilen ka hyrë në pushimin dimëror me tri pikë më tepër se rivali Barcelona pas 16 xhirosh në La Liga kurse Spanja do të mundohet të mbrojë titullin e kampionit të Evropës vitin e ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë.
“Jemi shumë të motivuar sepse nuk ka asgjë më të mirë se të arrini diçka të madhe. Ekzistojnë të gjithë përbërësit dhe të shohim nëse receta funksionin dhe produkti final të del i mirë”, tha ai për GQ.