E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina do ta fitojë Kampionatin botëror

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se është optimist se një ditë do të fitojë Kampionatin botëror me Argjentinën.

Sulmuesi i papërmbajtshëm i gjigantit katalan është kritikuar shpeshherë për paraqitjet e tij me ekipin Kombëtar, dhe shumëkush është shprehur i mendimit se 24 vjeçari nuk e jep maksimumin për shkallën ndërkombëtare.

Presioni ndaj Argjentinës është gjithnjë më i madh, pas dështimit për të fituar një garë zyrtare nga 1993 por Messi është optimist se gjërat do të ndryshojnë së shpejti.

“Një ëndërr? Të fitojë Kampionatin botëror dhe Copa American. Kjo është ajo që më mungon dhe jam i sigurt se do ta arrijë”, tha Messi për magazinën e Federatës argjentinase të Futbollit. “Do të jem shumë i lumtur të fitojë një titull me ekipin Kombëtar”, theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›