Alternativat, si mund të ngrohemi pa energji
29/01/2005
27 për qind
rritja e përdorimit
të energjisë elektrike
9.2 për qind
konsumi i familjeve
më shumë se në 2003-in
6.1 GWh
Konsumi mesatar i
familjeve në ditë
4
mënyra për
t’u ngrohur
Të ngrohesh me energji nuk është mundësia e vetme. Gazi është alternativa e parë e vënë në shërbim të konsumatorëve në pjesën më të madhe të vendit. Por metodat më të fundit alternative, kanë futur në përdorim dhe mjetet të tjera, që kërkojnë konsumin e naftës ose të benzinës për ngrohjen e shtëpisë. Ngrohja me kaldaja ka filluar të aplikohet në shumë ndërtime të reja, madje pa qenë nevoja të jetë ngrohje qendrore. E vendosur në ambientet jashtë shtëpisë, me anë të tubacioneve, kaldaja bën të mundur ngrohjen e të gjitha ambienteve në shtëpi. Sipas specialistëve, për të ngrohur një ambient, një dhomë e kuzhinë, duhet gjysmë litri naftë për dy orë. Leverdia ekonomike e këtij varianti shoqërohet ndërkaq me një çmim të kripur të pajisjeve dhe instalimin e tyre. Rreth 3 mijë euro kushtojnë pajisjet për një shtëpi të vogël dhomë e kuzhinë dhe në varësi të rritjes së madhësisë së ambientit rritet dhe çmimi. Kështu, edhe pse ka gjetur konsumatorët e parë, alternativa e kaldajës me naftë vazhdon të jetë një luks për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare. Ndërkaq institucionet qeveritare po përpiqen nga viti në vit të bëjnë të zbatueshme vendimin për të mos dhënë asnjë leje për ndërtim pallati, pa patur më parë studimin për ngrohjen termike.