E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Popullore edhe në Vlorë

29/01/2005  

Dega e re

Banka Popullore ka hapur degën e saj të re edhe në qytetin e Vlorës, duke plotësuar një nga objektivat e saj të rëndësishëm për të qenë e pranishme edhe në qytetin bregdetar. Në përurimin e degës merrte pjesë edhe nënkryetari i Qarkut Vlorë, përfaqësues të biznesit dhe të pushtetit lokal në Vlorë. Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm ë kësaj banke, Edvin Libohova, u shpreh se: “Banka Popullore, megjithëse e re në treg, ka krijuar fytyrën e saj dhe është bërë pjesë e sistemit bankar shqiptar. Ofrimi i shërbimeve cilësore, hapja e degëve të reja në zona me përparësi për investimet, kanë qenë edhe objektivat tona. Gjatë vitit 2005, Banka Popullore do të ketë degët e saj edhe në qytete të tjera të vendit, gjithashtu ajo ka operuar me sukses në kredi për biznesin e madh e të vogël, me klientë të saj në të gjithë vendin”. Banka Popullore – operatori më i ri në sistemin bankar shqiptar – ka filluar të ofrojë shërbimet e veta në muajin mars 2004, fillimisht në Tiranë e më pas në Kavajë, Sarandë, Bilisht, Himarë, Durrës, Shëngjin, Lushnjë, Vlorë etj. Një bashkim prej rreth 30 biznesesh shqiptare, me kapital mbi 1 miliard lekë – Banka Popullore po kthen në realitet një aspiratë të hershme të biznesit vendas për mbështetjen dhe gjallërimin e veprimtarive ekonomike dhe financiare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›