E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredi për të rregulluar shtëpinë

29/01/2005  Banka Kombëtare Tregtare

Shuma maksimale

20 mijë euro ose dollarë,

Koha e shlyerjes

3 vjet deri 5 vjet

Sigurimi

Hipoteka e shtëpisë

Banka Kombëtare Greke

Shuma maksimale

15 mijë euro

Koha

5 vjet

Sigurimi

Prona që ristrukturohet

Banka Amerikane

Shuma maksimale

10 – 110 mijë dollarë

Koha e shlyerjes

5 – 15 vjet

Sigurimi

Hipoteka e shtëpisë

Pro Credit Bank

Shuma maksimale

500.000 – 1.000.000 lekë

Koha

10 vjet

Garancia

150% e vlerës së kredisë

ose 100 për qind hipotekë

Interesat, kushtet dhe kolaterali që ofrojnë katër banka

Të blesh një shtëpi të re është një zgjidhje e kushtueshme dhe që kërkon sakrifica të mëdha. Por të bësh si të re shtëpinë tënde të vjetër, është më e lehtë dhe kërkon vetëm pak financim nga banka. Dëshira e mirë e qytetarëve për t’i dhënë një “look” të ri shtëpisë, ka filluar t’i çojë gjithnjë e më shpesh në dyert e bankave. Pjesa më e madhe e bankave të nivelit të dytë, tashmë e njohin këtë lloj shërbimi, madje konkurrojnë mes tyre me interesat dhe kushtet lehtësuese. Arrendimi i shtëpisë, duke ndryshuar gjithçka brenda saj, që nga pllakat e dyert e deri te mobilimi, kërkon të paktën 5 milionë lekë të vjetra. Por, ndërkaq, bankat kanë rritur në mënyrë të ndjeshme limitin e kredisë për ristrukturim të shtëpisë, duke dhënë shifra deri në 20 mijë euro për këtë qëllim. Ndërkaq, jo të gjithë klientët kanë mundësi të marrin vlerën më të lartë për të sistemuar shtëpitë e tyre. Një pjesë e mirë e bankave i referohen të ardhurave mujore të klientëve, duke parë jetëgjatësinë e punës së tyre ose të ardhurat që sigurojnë nga biznesi. Kështu, Pro Credit Bank bën diferencim për klientët, që të ardhurat e tyre të vetme i sigurojnë nga paga mujore, duke kërkuar që të kenë të paktën gjashtë muaj pune të vërtetuara. Ndryshe ndodh me ata që kanë biznese dhe që u duhet të vërtetojnë se biznesi i tyre është i suksesshëm. Gjithsesi kredia për rregullim shtëpie nuk ka afate kohore të gjata, ashtu sikurse kredia për të blerë ose ndërtuar nga e para shtëpi. Mesatarja e kohës së akordimit të një kredie për rregullim shtëpie është 4 vjet, ndërkohë që limiti fillon me 2 dhe mbaron me dhjetë vjet. Për ata që kanë të ardhura të konsiderueshme, një kredi me kohë të shkurtër është zgjidhja më e mire, pasi kursejnë normën mujore të interesit. Ndërkohë për ata që duhet të kursejnë për të paguar këstin mujor, kredia me afat më të gjatë ka leverdi më të madhe. Ndërkaq emëruesi i përbashkët që i lidh të gjitha bankat, është garancia që jepet nga klientët për kredinë e kërkuar. Pjesa më e madhe e tyre kërkojnë për një kredi të shpejtë të rregullimit të shtëpisë, hipotekën e shtëpisë. Por, ndërkaq brenda kësaj kredie, mund të operohet dhe për ristrukturim zyre apo magazine, të cilat kanë si objekte vlera më të larta se kredia. Për raste të tilla, bankat kërkojnë si garanci një peng, ose hipotekimin e pasurive të tregtueshme. Tregtia për ristrukturim shtëpie është kredi më e shpejtë, por gjithsesi bankat kanë interesa pothuasje të njëjta me kreditë për të blerë shtëpi, me përjashtim të faktit që koha e akordimit është më e shkurtër.

Edhe pushimet me paratë e bankës

Kreditë për individë është sektori i shërbimit që përfshin brenda disa lloj kredish. Kredi për makina, kredi për mobilim apo ristrukturim shtëpie, kredi për ndërtim dhe në fund kredi për pushime. Bankat kanë filluar të japin dhe kredi të vogla për pushime, duke favorizuar klientët e vet. Kështu kushdo që do të bëjë pushime më të shtrenjta se fondi që ka në dispozicion, mund të kërkojë kredi në bankë dhe të ketë kohë një vit për ta shlyer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›