E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Falsifikatorët nuk prodhojnë pasaporta të huaja

29/01/2005  Ndryshimi i identiteteve, perngesë për ekstradimin e të kërkuarve shqiptarë në Angli

TIRANË –Prokuroria shqiptare ka reaguar dje pas disa shkrimeve të botura në mediat e Tiranës, të cilat cilat kanë cituar gazetën angleze “The Sun”, e cila ka publikuar një investigim për tregun e zi të pasaportave false në Tiranë. Sipas Prokurorisë, falsifikatorët shqiptarë ende nuk janë në dhendje të prodhojnë pasaporta shqiptare dhe ti hedhin ato në tregun e zi. Sipas investigimeve dhe materialeve të institucionit të akuzës për treguesit e kriminalitetit, nuk bëhet fjalë për prodhimin e pasaportave të huaja dhe shitjen e tyre në vendin tonë. “Falsifikatorët shqiptarë, ende nuk kanë mundësi të prodhojnë pasaporta të reja për tregun e zi”, ka qenë reagimi i Pokurorisë.

Policia

Edhe policia, nisur nga disa raste të zbulimit të studiove ku kryhen falsifikime, ka garantuar se falsifikatorët shqiptarë, nuk i kanë mundësitë teknike të realizojnë prodhimin e dokumenteve identitetit siç janë pasaportat shqiptare apo të huaja. Prokuroria tha dje se personat që kërkojnë të pajisen me pasaporta angleze, janë kontigjente të veprave të ndryshme penale dhe si të tillë ndiqen nga drejtësia. Sipas analizave dhe informacioneve të policisë shqiptare, në vendin tonë ende nuk ekzistojnë studio me mundësi teknike, që realizojnë falsifikime të cilësisë së lartë, apo pasaporta produkt për tregun e zi.

Ekstradimet

Jo pak të kërkuar shqiptarë, sipas Prokurorisë arrijnë të pajisen me pasaporta angleze. Të dyshuarit si kriminelë brenda dhe jashtë vendit, përfitojnë nga legjislacioni anglez duke arritur në këtë mënyrë që nëpërmjet Gjykatave, të përfitojnë identitet të ri. Në disa raste kur drejtësia shqiptare ka kërkuar sktradimin e të akuzuarve, sjellja e tyre para drejtësisë ka qenë e pamundur, pikërisht për shkak të nderyshimit dhe transformimit të identitetit nga të kërkuarit. Gjykatat angleze, i pajisin këta persona jo vetëm me një identitet të ri, por edhe me llogari bankare të tjera dhe me karta krediti të ndryshme.

Si u zbulua skandali

Investigimi i paraqitur nga gazeta britanike “The Sun” si zbulimi i njërit prej skandaleve më të mëdha të Tiranës, është kryer nga një grup gazetarësh të cilët kanë qëndruar në Tiranë. Sipas tyre një numër i madh kriminelësh shqiptarë, kanë qarritur të përfitojnë nga falsifikimet e pasaportave në Tiranë. Gazetarët, që u ndodhën në shqipëri në muajin dhjetor, arritën të blinin dy pasaporta me emrat e Ministrit të Brendshëm aktual Charles Clarke dhe paraardhësit të tij, David Blunket duke paguar nga 1 mijë euro për secilën prej tyre. Ideja e investigimit ka lindur pas informacioneve që ka marrë gazeta “The Sun” për falsifikimin e pasaportave në Tiranë. Pas këtyre informacioneve, takimi dhe shitja e dy pasaportave sipas gazetës britanike është realizuar në sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›