E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqërohen në polici 3 lypsa dhe 29 kambistë

29/01/2005  

Policia shoqëron 3 lypësa dhe 29 kambistë. Ata janë mbajtur disa orë në ambientet policore dhe më pas janë lënë të lirë, duke u këshilluar të mos dilnin më në rrugë. Zëdhënësja për shtyp e Drejtorisë së Qarkut, saktëson se në funksion të disiplinimit të veprimtarive tregtare, të lëvizjes së këmbësorëve dhe të mjeteve, të këmbimit të valutës në mënyrë të paligjshme, për moslejimin e lypwsave në sheshe dhe rrugët e kryeqytetit, janë marrë shumë masa ndëshkimore. Gjatë ditës së enjte janë aplikuar gjoba me vlerë 1800 lekë. Alma Katragjini saktwson se, nga Komisariati i Policisë Rrugore janë vendosur gjithsej 543 masa administrative. Mësohet se 250 janë vënë për qëndrime të gabuara, 123 për moszbatim të sinjalistikës rrugore, 49 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 53 për shkelje të tjera. Ndërsa nga seksioni i policisë rrugore të Kavajës janë vendosur 58 masa, 20 prej të cilave për ecje me shpejtësi, 20 për parakalim të gabuar dhe 18 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›