E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet, tentoi të vriste

29/01/2005  

Ishte shpallur në kërkim në Tiranë dhe kapet në Gjirokastër. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut shprehen se, Fatjon Zhaborja u vu në pranga pas mëse 1 javë kërkimi. 19-vjeçari i lindur në Rragam të Tropojës dhe banor i kryeqytetit, ka tentuar të vrasë me thikë në datën 21 janar, Agron Kasapin. Ngjarja ka ndodhur në mesditë pranë ambasadës greke. Fatmirësisht i lënduari 53-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Zhaborja kishte shkuar në Gjirokastër për t'u strehuar te miqtë. Por arratia e tij nuk qe jetëgjatë. Ai akuzohet se ka konsumuar veprën penale të vrasjes me dashje, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. U ekzekutua urdhri i prokurorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›