Vidhen dy objekte
29/01/2005
Data 27 janar ka shënuar grabitjen me thyerje të një lokali në rrugën "Budi". Burime zyrtare nga policia e Tiranës, saktësojnë se ngjarja ka ndodhur te "kodra e Priftit" ndaj të gdhirë të së enjtes në barin me pronësi të Avni Rrahmanit. Mësohet se hajdutët kanë thyer xhamat dhe kanë marrë ekspresin me mullirin e kafes, televizorin dhe aparatin SAT-Plus, si dhe një celular "Samsung". Sakaq, në mesditën e së enjtes, Rino Jonay, nënshtetas amerikan me kombësi shqiptare, ka denoncuar vjedhjen me thyerje të magazinës së tij të ndërtimit. Të njëjtat burime saktësojnë se ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën "H.Bega". Magazina e materialeve është dëmtuar me thyerje dhe më pas, vjedhësit kanë marrë një sasi të madhe vidash dhe bulonash. Janë kryer veprimet në dy vendet e ngjarjeve, ku janë marrë mjaft gjurmë. E megjithatë, policia është shumë larg zbulimit të autorëve, të cilët rezulton se nuk janë të skeduar nga forcat e rendit.