Alterteksti: Reformë për nxënësit apo përfitim për autorët e botuesit
isha shkruar shumë kohë më parë për reformën e Altertekstit, që për hir të së vërtetës në këtë vit të tretë, ka shënuar hapa përpara. Por shkrimi i zonjës Zana Lita, si autore e teksteve të gjuhës angleze, të botuar në gazetën "Shqip" më datën 11 maj, më ngacmoi për ta rimarrë edhe njëherë këtë temë. Jo për të sjellë në sytë e lexuesve, thënie e kundërthënie më idetë e zonjës Lita, por për të mbetur përgjithësisht në idenë se: ata që, me hir a me pahir po t‘i vënë shkopinj nën rrota kësaj reforme, janë mendësitë për sa më shumë përfitime financiare si të botuesve ashtu edhe të autorëve të teksteve, në dëm të cilësisë së reformës dhe mbarëvajtjes së shkollës dhe procesit mësimor.
Në fillim të shkrimit, zonja Lita merret në disa paragrafë me BOMIT-in dhe kryetarin e saj, zotin Agim Duka, duke e quajtur një njeri që "thua se u mbaruan njerëzit e aftë të Shqipërisë", pra nënkupto mund edhe të gjendej kushdo për këtë punë, por vetëm Agim Duka, jo! Ky sulm anatemues vjen pa pasur asnjë provë, e theksoj asnjë provë të paaftësisë së kryetarit të BOMIT-it në realizimin e detyrës. Por, në tjetër vend dhe kuvli "fle lepuri".
Nga sa është thënë nga vetë botuesit, pjesëmarrës këtë vit në procesin e Altertekst 3, Agim Duka ka qenë vërtet "njeriu më i urryer", pasi nuk dha asnjë sinjal dhe dritë jeshile ku ata, qoftë edhe njëri, të kishte pasur mundësinë "t‘i jepte një kafe të vetme" (nënkupto të paguante ndonjë lekë) për një avantazh më të madh në fitimin e disa titujve më shumë që do të hidheshin në tregun e këtij viti. E harruan. Mbaroj kjo gjë. Ai dhe pjesa e BOMIT-it mbetën "pa pirë" ndonjë kafe, edhe pse, kanë pasur, siç ndodh kudo, jo pak tundime dhe joshje të tilla, të mbetura në tentativë tashmë. Kjo gjë vetëm për t‘i kthyer zonjës Lita përgjigje se BOMIT-i nuk ka as një Shtëpi Botuese për zemër siç akuzon ajo. Madje, duke përmendur edhe faktin se është ky kryetar dhe ky BOMIT që përjashtuan nga tregu i këtij viti jo pak, por katër shtëpi botuese për anomali dhe shkelje të kontratave të mëparshme dhe lojë të pandershme tregu. Po heq dorë nga kjo lloj "mbrojtjeje" ndaj tyre, edhe pse e di që nuk kanë nevojë për të, por që në të vërtetë më shumë duhet bërë për dijen e lexuesit kur kujtoj shumën e parave të tundueshme që hidhen në treg për këtë qëllim, dhe që i përfitojnë botues dhe autorë dhe që janë rreth tre miliardë lekë!... Zonja Lita, pasi shpalos agresivitete ndaj shtetit, ministrisë dhe BOMIT-it, pa pasur asnjë argument të vetëm, kthen timonin andej nga i dhemb më shumë, apo shkon gjuha ku dhemb dhëmbi. Nga interesi i saj personal. Merret vesh, që si ka ndërruar një shtëpi botuese, me të cilën paska qenë fituese në vitin e kaluar për disa libra anglishteje të shkollës nëntëvjeçare, këtë vit është hedhur në krahët e një tjetre, të cilën e gjykonte dhe ndaj e përzgjodhi si më tepër fitimprurëse nga ajo e para. Arsyeja dhe thirrja patetike ndaj ministrisë dhe shtetit "i cili duhet të ketë përgjegjshmërinë" sipas saj, "t‘ju tregojë se sa shiten në treg librat e Zanës, sa të Hasanit e sa të Hysenit", ndoshta është një e drejtë legjitime, e për të cilën nuk ka besoj, asnjë ngut dhe fshehtësi, që si autorët, ashtu edhe shtëpitë botuese përkatëse, të kenë në database-t e tyre që nga shkollat ku kontraktojnë për sasinë e shitjes së tyre dhe deri te DAR e ZA, si dhe MASH-i, listën dhe tirazhin e librave të kontraktuar nga shkollat dhe të shitura në to. Por në këtë pikë, anomalitë kanë ndodhur pasi disa botues, në vitin e shkuar, nuk janë treguar seriozë në përmbushjen e afateve dhe kontratave me shkollat porositëse. Në këtë situatë shkollat, DAR e ZA, e kanë zëvendësuar librin e porositur prej tyre me një tjetër alternativë, kur ju ka munguar në kohë i përzgjedhuri.
E gjithë zhurma e zonjës Lita merret vesh, bëhet për të pasur këtë vit një presion më të madh ndaj elementëve të BOMIT-it dhe DAR, ZA, e që këta të fundit të mund të japin ndonjë shenjë "sy shkeljeje" që zonjës Lita t‘i parapëlqehen librat e saj në tregun e shkollave. Nga mënyra e transparencës së kësaj reforme gjykoj se autorët e teksteve dhe botuesit duhet ta harrojnë. Pasi në këtë qasje janë shkollat dhe mësuesit ata që do të vendosin se cilin libër do të zgjedhin për nxënësit e klasës së tyre. Dhe druaj se, kur këtë vit ka edhe 40 tituj të anglishtes të hedhura në treg nga shtëpi botuese të huaja, teksteve të dobët dhe jocilësorë, edhe pse mund të jenë certifikuar për në treg nga BOMIT-i, nuk do t‘ju ecë kali mbi urë. Në përfundim të këtyre radhëve dua të sjell në vëmendjen e zonjës Lita, por dhe të gjithë autorëve të teksteve, për të cilët ruaj konsideratën më të thellë dhe lexuesit edhe një shembull nga historia jonë e Rilindjes Kombëtare. Në qytetin e Korçës u krijua një institucion financues i arsimit dhe çeljes së shkollave shqipe rreth viteve 1870 i quajtur "Llaso". Sipas mundësisë dhe pasjes, kontribuonin me mjete monetare të gjithë qytetarët. Një zanatçi, vrau macen e shtëpisë, dhe pasi shiti lëkurën e saj në treg, ato pesë lopka i derdhi të dedikuara për librat e fëmijëve të shkollës së qytetit.
Dhe më çdo 6 Janar, emri i tij lexohej, për hir të gjestit të kryer, përkrah kontribuuesve më të mëdhenj të qytetit. Në këtë paralelizëm dua të kujtoj jo vetëm për zonjën Zana Lita, por dhe për të gjithë autorët e librave, që realisht e kanë problemin te përfitimi dhe realizimi i kontratave financiare me botuesit, duke bredhur sa nga njëri e te tjetri, duke fituar kush më shumë dhe kush më pak, se në plan të parë le t‘i thërrasin zemrës së tyre prej mësuesish elitarë dhe hartuesish të teksteve, se kur i shkruajnë dhe i hartojnë ato, si specialistët më të mirë, të nisen jo vetëm nga paratë që do të përfitojnë, por nga zemra e tyre, duke menduar se sa dhe si do t‘u shërbejnë njerëzve librat e tyre, si një brez fëmijësh që nesër do të ndërtojnë Shqipërinë e pas njëzet, tridhjetë dhe më shumë viteve.