Altidore përforcon AZ Alkmaarin

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 20:16
Sulmuesi amerikan Jozy Altidore është larguar nga Villarreal për në klubin holandez AZ Alkmaar.
21 vjeçari ishte transferuar në Villarreal nga New York Red Bulls tre vite më parë, por dështoi të zë vend në ekipin e parë dhe nënshkroi kontratë katërvjeçare me Alkmaarin.
Altidore ishte huazuar në Hull City, Xerez dhe Bursaspor, ndërsa shënoi vetëm tre gola për katër klube të ndryshme brenda periudhës trevjeçare.
Bilanci i tij ndërkombëtar është dukshëm më i mirë me 12 gola në 39 ndeshje zyrtare.