Valdez mbetet në Spanjë

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 19:44
Sulmuesi paraguaian i Herculesit, Nelson Valdez preferon qëndrimin në Spanjë, derisa përgatitet të largohet nga klubi pas rënies në Secunda Division.
Wigan Athletic spekulohej se është afër transferimit të Valdezit para Getafes, por 27 vjeçari ka insistuar se dëshiron të mbetet në Spanjë.
“Menaxheri im merret me këto çështje, por mund t’ ju informoj se dua të mbetem në Spanjë e jo të kaloj në një shtet tjetër”, tha Valdez për të përditshmen sportive spanjolle AS.