Bent nuk largohet nga Aston Villa

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 21:30
Sulmuesi Darren Bent ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Aston Villa gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Klubi humbi mesfushorët Stewart Downing dhe Ashley Young, të cilët u larguan në drejtim të Liverpoolit, respektivisht Manchester Unitedit, por Bent nuk synon të përcjellë shembullin e tyre.
“Downing dhe Young kaluan në klube më të mëdha dhe i kanë arsyet e veta, por unë jam i lumtur këtu në Aston Villa”, tha Bent për Sky Sports News.