E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alvarez synon “të gjithë titujt”

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 22:00

Përforcimi i ri i Interit, Ricky Alvarez dëshiron të fitojë “të gjitha” në Giuseppe Meazza.

Mesfushori argjentinas kompletoi transferimin e tij nga Velez Sarsfield për rreth 12 milionë euro dhe insiston se është i gatshëm të luftojë për një vend në formacionin bazë.

“Dua të adaptohem në ekip, më duhet të mësoj për futbollin që luhet në Itali dhe të flas italisht. Hap pas hapi, shpresoj të bëhem titullar në Inter. Dua të fitoj të gjitha. Inter është një skuadër që lufton për secilin trofe”, tha Alvarez për Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›