Toska shkrin grupin special të Kukësit

20/04/2005 Ministria: Do të forcojmë komisariatet e Shkodrës dhe të Laçit
TIRANË- Me një urdhër të Ministrisë së Rendit, dje është shkrirë reparti i Forcave Speciale të Kukësit. Në këtë rreth nuk do të ekzistojë më grupi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, kjo vjen pas vendimit të Ministrisë së Rendit Publik për pushimin e këtij grupi të përbërë prej 48 efektivësh. FNSH ka pasur si mision ruajtjen e rendit në Tropojë e qytetet përreth. Por, sipas Ministrisë së Rendit, shkrirja ka ardhur në përputhje me situatën aktuale dhe me reformat që po zbatohen së fundmi në policinë shqiptare. Dje është mbyllur i gjithë dokumentacioni dhe 48 efektivët janë shpërndarë në nivele e sektorë të tjerë të policisë së Kukësit. Një veprim i tillë, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, ka ardhur si pasojë e një urdhri të mëparshëm për të forcuar maksimalisht komisariatin e Shkodrës e të Laçit, pasi kohët e fundit në këto zona janë shfaqur probleme të shumta. Ndërsa të gjithë efektivët që kanë punuar në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Kukësit, do të transferohen po me urdhër të Ministrisë së Rendit në policinë e rendit të Kukësit e në sektorin e Qarkullimit Rrugor.
Shkaku
Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje për gazetën "Metropol", se prej disa muajsh është parë mundësia që ky repart të shkrihej. Nevoja për të përforcuar Drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe Komisariatin e Laçit, ishte shfaqur prej kohësh dhe në Ministrinë e Rendit, sipas burimeve policore, kishte ardhur një kërkesë për shtim të efektivëve. Pasi janë shqyrtuar të gjitha mundësitë, krerët e Policisë së Shtetit kanë marrë vendimin që një pjesë e mirë e 48 punonjësve të këtij reparti të zhvendoseshin në Shkodër e Laç, ndërsa pjesa tjetër të punësohej në Policinë e Rendit, në Kukës dhe në Qarkullimin Rrugor, sipas arsimit dhe përvojës së secilit prej efektivëve.
Reparti
Nëse do t’i referoheshim të gjitha operacioneve të zhvilluara në Kukës e Tropojë, zona të mbuluara nga ky shërbim policor, vihet re se nuk kanë munguar arrestime të bujshme, sidomos muajt e fundit. Eksperienca e efektivëve të FNSH-së së Kukësit ka bërë që në dorën e tyre të bien disa të kërkuar, në bashkëpunim me specialët e Tiranës, të cilët kanë marrë pjesë në disa prej aksioneve.