Kisha borxhe, vendosa të vjedh

20/04/2005 I pandehuri Eduart Lulo, rrëfen vrasjen para gjykatws
TIRANË – Në momentin që bëri planin për të grabitur me armë prindërit e shokut të tij, Eduard Lulo kishte pak ditë që mbushi moshën 18 vjeç. Pranoi para gjykatës se së bashku me Gentjan Dajlanin, tani 16 vjeç, kanë llogaritur gjithçka.
Historia
Janë njohur në Gjirokastër, ku Dajlani vazhdonte shkollën dhe Lulo punonte. Eduard Lulo një ditë i qahet Gentjan Dajlanit se ishte dobët nga lekët. Kishte marrë shumë borxhe dhe duhej patjetër të gjente mënyrën për të dalë nga kjo situatë. Dje, para Gjykatës së Krimeve të Rënda, Lulo u shpreh se vendosën të grabisnin familjen e një shokut të tyre bashkëfshatarë. Kici Nikolla, nga një fshat i Përmetit, kishte djalin në shkollë në të njëjtën klasë me të pandehurin Gentjan Dajlani. Ky i fundit kishte mësuar se, Nikolla ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe se me një kërcënim të vogël do të arrinin planin e tyre. Ndërsa planet i bëjnë të dy, Lulo maskohet gjen edhe një automatik, të cilin tha se e mbante të fshehur që nga viti 1997 dhe niset drejt familjes së shtetasit Kici Nikolla. "Para se të futeshim në shtëpi i ramë fshatit disa herë rrotull për të studiuar terrenin. Unë u futa brenda, pasi u maskova me dorashka dhe kapuç, ndërsa Gentjani qëndroi te porta, me qëllim që të mos njihej nga familjarët. U futa te dera e jashtme e shtëpisë. Por, fillimisht, dua të them se na lehu qeni dhe unë vrapova.
Vrasja
Sapo u futa kisha armën në dorë dhe qëllova në drejtim të personave që qëndronin në shtëpi. Më zuri syri një djalë, të cilin mbaj mend që e zunë plumbat që dilnin me breshëri nga automatiku që mbaja në dorë. Më pas u përlesha me pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët më kapën armën". Kjo është një pjesë e dëshmisë së Eduard Lulos, dhënë dje para gjykatës. Vendosi të tregojë gjithçka rreth ngjarjes së ndodhur në shkurt të vitit të kaluar, brenda në familjen e Kici Nikollës. Nga shkrepjet e automatikut, Eduard Lulo vrau djalin e madh të kësaj familjeje, Paulin Nikollën, vetëm 21 vjeç. I pandehuri 18-vjeçar tregoi me hollësi edhe momentet pas ngjarjes së 8 shkurtit 2004. "Pasi pashë se vrava një djalë, brenda 40-50 sekondash vendosa të largohesha. Dola nga shtëpia dhe i thashë Gentit të iknim me vrap. Fsheha maskat, por i pafat. Pas 4-5 orësh policia na kapi të dyve", tha i pandehuri Lulo. Qëndrim pohues mbajti para gjykatës edhe Gentjan Dajlani, i cili ndryshe nga Lulo, grabitjen donte ta bënte pa armë. Nga ana e tij, Lulo tha se me armën në dorë do të detyronte prindërit e Nikollës të dorëzonin shumë shpejt paratë.