Spiropali: Berisha ka vjedhur votat për të qëndruar në pushtet
Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, kërkoi sërish dje shpjegime nga Kryeministri Sali Berisha, përse fëmijët e tij pasurohen më shumë se çdo shqiptar tjetër.
"Unë dua të di se si mund të bëhen dhe të rejat e të rinjtë e familjeve të zakonshme shqiptare po aq të pasur sa fëmijët tuaj? Çfarë kanë fëmijët tuaj më shumë zoti Kryeministër, që duhet të jetojnë kaq herë më mirë se të tjerët në këtë vend ku ju duhet t‘u shërbeni të gjithëve dhe jo vetëm familjes suaj?
Pse zoti Berisha qëkur keni ardhur në pushtet familja juaj shumëfishon pasurinë, ndërsa për familjet tona shumëfishohen shqetësimet dhe hallet?" - tha Spiropali.
Ndaj edhe një herë ajo kërkoi përgjigje nga Kryeministri, duke i kujtuar atij vjedhjen e votave, aq sa i duhen për të qëndruar në karrige dhe për të vjedhur edhe ca kohë shqiptarët, por s‘mund të vjedhë kurrë të drejtën për t‘i kërkuar llogari publikisht për zullumet çdo ditë e më të mëdha.
Mëhilli
PD: Rama është mandat humbur
Selia e Partisë Demokratike i është përgjigjur sërish qëndrimit të kampit rozë për pasurinë e Kryeministrit Berisha. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, theksoi se "me sulmet e përditshme familjare të Kryeministrit, Edi Rama, për të cilin vlerat familjare nuk ekzistojnë, përpiqet të maskojë fshehjen e pasurisë së vjedhur".
Në komunikatën për shtyp të PD-së citohet se "kryetari mandat humbur i PS-së, që ka shkatërruar me radhë njëra mbas tjetrës 4 familje të vetat, madje duke u shfaqur edhe në publik me sjellje të dhunshme e shtazarake, u shërbye sot sërish me kontingjentin e tij të 0,99-shave që kanë ndërtuar vilat me paratë e vjedhura nga organizata e ‘Mjaftit‘ e që më pas zhdukën edhe kompjuterin për të fshehur gjurmët". "Edi Rama, kryetari pa mandat i Partisë Socialiste që i dha 30 leje ndërtimi Delijorgjit e që po ndërton qytezën me të, dhe që 70% të lejeve të ndërtimit në Tiranë i ndau me Shkrelin dhe Eftimin", theksoi Mëhilli në deklaratën e saj.