Balla: Vizat, do monitorojmë kryerjen e reformave
Partia Socialiste do të monitorojë reformat dhe mekanizmat që do të ndjekë qeveria për të përmbushur kushtet e liberalizimit të vizave për në Bashkimin Europian. Deputeti i PS-së, Taulant Balla, njëherësh edhe kryetari i Komisionit të Integrimit në këtë parti, reagoi dje pas deklaratave të presidencës suedeze se Shqipëria nuk përfitoi nga heqja e vizave, për shkak se nuk i përmbushi kushtet. Sipas Ballës, shqiptarët duhet të vuajnë paaftësinë e qeverisë "Berisha". "Presidenca suedeze e Bashkimit Europian u shpreh dje se arsyeja pse Shqipëria mbeti jashtë liberalizimit të vizave është moskryerja e reformave të kërkuara dhe dështimi i realizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Ky është një lajm i keq për të gjithë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të cilët do të vazhdojnë të paguajnë haraçin e vizave, për shkak të një qeverisje të paaftë", deklaroi Taulant Balla. Deputeti socialist tha se qytetarët e thjeshtë shqiptarë do të vazhdojnë të rropaten prapa hekurave të ambasadave, sepse pazaret e maskarenjve dhe hajdutëve të votave po e pengojnë këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Ndaj ai paralajmëroi monitorimin e mekanizmave që do të ndjekë Shqipëria në përmbushjen e kushteve të nevojshme për të përfituar.
"Partia Socialiste, në respekt të votës dhe vullnetit të shumicës së shqiptarëve, si partia më e votuar më 28 qershor, pavarësisht kontekstit politik të krijuar, do të përdorë mekanizmat parlamentarë për monitorimin e përmbushjes së kritereve", vijoi ai. Sakaq, Balla rikujtoi edhe një herë qëndrimin e PS-së sa u përket zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai tha se PS-ja do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për t‘i shkurtuar jetën qeverisë ilegjitime që doli prej tyre. "Gjithashtu, rideklarojmë pozicionin tonë të palëkundur tashmë, se Partia Socialiste së bashku me të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi do të përdorim çdo mjet demokratik për t‘i shkurtuar ditët kësaj qeverisje ilegjitime që s‘mund të çojë shqiptarët drejt BE-së, për shkak të korrupsionit e paaftësisë", tha Balla. Dy javë më parë, Bashkimi Europian vendosi që të hedhë hapa konkretë sa i përket liberalizimit të vizave për disa vende ballkanike, si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, duke lënë jashtë liste Shqipërinë dhe Bosnjën. Ndërsa dy ditë më parë, presidenca e radhës së BE-së, ajo suedeze, sqaroi këtë vendim, duke deklaruar se Shqipëria nuk i ka përmbushur ende reformat që janë kërkuar.