E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s: Italia i jep fund hegjemonisë 13-vjeçare të Brazilit

Albania-Sport - Italia, kampione e botes, ka marrë kryesimin e klasifikimit botëror te FIFA-s, publikuar të mërkurën, duke dalë para Brazilit, ish-kryesues, Argjentinës dhe Francës. Italia merr kështu kryesimin, për herë të parë që nga nëntori i 1993-shit dhe zëvendëson Brazilin, që ishte në vend të parë prej 55 muajsh, duke paguar për eliminimin nga Botërori 2006 dhe humbjen në miqësoren e 6 shkurtit 2007. me Portugalinë (2-0). Argjentina dhe Franca, që u ndeshen në miqësoren e 7 shkurtit në "Stade de France" (fitore e Argjentinës 1-0), mbajnë respektivisht vendet e 3-të e të 4-t, ndërsa Spanja, që fitoi ndaj Anglisë javen e kaluar (1-0) ne Mancester, ka hyre ne dhjetëshen e parë. Klasifikimi i ardhshëm do të publikohet më 14 mars 2007.

Klasifikimi i 14 shkurtit është si vijon:

1. Italia 1562 pikë
2. Brazili 1540
3. Argjentina 1535
4. Franca 1496
5. Gjermania 1359
6. Anglia 1330
7. Holanda 1312
8. Portugalia 1262
9. Republika Ceke 1193
10. Spanja 1161
11. Ukraina 1018
12. Kroacia 987
13. Greqia 926
14. Zvicra 913
15. Rumania 912
16. Suedia 894
17. Kameruni 893
18. Danimarka 876
19. Meksika 857
20. Skocia 854

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›