Ferguson i lumtur

Mançester Junajtid dha një përgjigje të fortë të paktën jashtë fushe. Menjëherë pasi Siti i mori titullin në Angli, Sër Aleks Ferguson përforcoi ekipin me japonezin Kagaua dhe tani holandezin Van Persi. Trajneri i “djajve të kuq” komenton blerjen e fundit.
“Pagesa mes klubeve është arritur dhe jemi padyshim të lumtur. Ai do të kalojë vizitat mjekësore që nganjëherë zgjasin më shumë sesa parashikimi. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë. Agjenti i tij po bisedon me shefin tonë ekzekutiv, gjithsesi jam i sigurt se do ta kem për ndeshjen e së hënës. Ne kemi Çikariton, kemi Uejn Runin, tani edhe Robin Van Persin, por edhe Dani Uelbekun dhe Kagauan. Kemi lojtarë të shkëlqyer dhe shpresoj të gjej kombinimet e duhura. Është një mrekulli që vjen një klas si Van Persi”.
Kapiteni i Arsenalit vjen për 31 milionë euro, ndërsa sezonin e kaluar ishte shënuesi më i mirë i kampionatit anglez.
Konferenca e shtypit, gjithsesi, nuk është vetëm për Van Persin dhe aty nuk flet vetëm Ferguson.
Ish-kapiteni dhe qendërmbrojtësi Rio Ferdinand kërkon revansh pas humbjes së titullit. “Në sezonin e kaluar u zhgënjyem që nuk fituam kampionatin, - u shpreh ai, - por, na duhet të bëjmë kthesë, të jemi më të fortë, siç i takon mentalitetit dhe historisë së klubit. Le t’u japim tifozëve atë që presin”.
Kapiteni në fuqi, Nemanja Vidiç, kthehet pas 8 muajve pasi ka qenë i dëmtuar. “Thjesht mezi po pres që të luaj një ndeshje pas 8 muajsh pushimi, - shprehet ai, - do të ketë ndeshje të forta në Champions dhe kampionat. Kemi Liverpulin, Sitin, Çelsin apo Arsenalin dhe unë dua t’i luaj këto ndeshje”.
Së fundi, ai që është ende sulmuesi kryesor, Uejn Runi. “Unë dua thjesht që të luaj dhe të ndihmoj ekipin për të fituar ndeshjet dhe për të qenë i suksesshëm. Ne jemi një skuadër”.
Të shohim rikthimin e Mançester Junajtid, ndërsa kurorën në Angli sezonin e kaluar e fitoi Mançester Siti.