E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala: Hanoverit i duhet një lider si unë

Altin Latifi 

Altin Lala do të rikthehet titullar për skuadrën e tij Hanover 96, pas rezultateve të dobta të arritura nga ekipi. Presioni i tifozëve dhe i shtypit duket se e kanë detyruar trajnerin Diter Heking të ndryshojë mendim për mesfushorin shqiptar, sidomos duke parë se skuadra e tij ishte pa një lider në humbjen 5-2 ndaj Hofenhaimit. Në një intervistë për "Neurer Presse", Lala flet për gjendjen që po kalon Hanovëri, një prej ekipeve tradicionale të Bundesligës, por edhe për 10 vitet e tij në këtë ekip.
Të dielën tifozët e Hanoverit festuan me një koreografi të "kuqe" enkas për ju. "Dhjetë vjet zemërluan". A e dinit këtë?
Për të qenë i ndershëm deri në fund, jo. Një vlerësim më të mirë nuk mund ta presësh. Në të vërtetë janë sulmuesit në plan të parë, kështu që mund t'i quaj të mrekullueshëm tifozët tanë. Futbolli është argëtim. Por, të shohësh atë vlerësim, sigurisht që përjeton një ndjenjë të bukur.
Ju nuk luajtët kundër Hofenhaimit. U duk siku Hanover nuk kishte një luftëtar që të luftonte me zemër?
Në fushë ishte një ekip i mirë, por gjërat nuk duhet të gjykohen patjetër nga sipër.
Si e shikoni ju atëherë rolin tuaj në këtë situatë?
Gjendja nuk është e re për mua. Unë dëshiroj të luaj gjithmonë, kjo është logjike. Pastaj, unë paraqitem shumë mirë në stërvitje.
Hano Balitsh e Kristian Shulc janë deri tani të dy numra gjashtë...
... Po. Hano, Kristian e Çak Jankov janë tipa të ndryshëm. Unë bëj lidhjen midis tyre, lojtarin përpara mbrojtjes. Këtu janë dhe fuqitë e mia. Lojtarët e tjerë që luajnë më përpara kanë më shumë kualitet se unë. Unë mund të marr përsipër një kundërshtar të fortë në fushë.
Tani vjen Bremen me Diegon, jeni ju i gatshëm ta përballoni atë?
Diego është për mua pas Riberisë lojtari më i mirë i Ligës. Por Bremen nuk ka vetëm Diegon, por edhe Ozilin e Fringsin. Ne duhet t'u japim atyre sa më pak shanse sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk duhet të pësojmë gjithmonë 4 gola kundër Bremenit (4:3 vjet).
Hanover 96 a ka nevojë për një lojtar lider...?
Te Hofenhaimi nuk ka udhëhequr askush. Unë e shoh futbollin si një orkestër me një dirigjent. Lojtarët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të zbatojnë udhëzimet e trajnerit.
Përse shkoi aq keq kundër Hofenhaimit?
Atë që ndodhi nuk duhet ta lejojmë të ndodhë më, jo kaq lehtësisht të paktën.
Përse nuk mund të jetë në krye të Bundesligës Hanover 96?
Dikur secili ishte i kënaqur me atë që bënte. Tani është e vështirë. Nuk po gjejmë më siguri në mbrojtje.
Objektivi i sezonit ishte Kupa UEFA. Tashmë duket se po luftoni për mbijetësë?
Është e natyrshme të vendosësh objektiva. Ne nuk jemi të kënaqur me atë që po ndodh. Tani loja nuk vlen, ne duhet të bëjmë pikë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›