E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo fiton miqësoren. Luan edhe Redi Jupi

Tirane (Shqiperi)- Dinamo fitoi testin e parë miqësor për vitin 2008. Skuadra e Agim Canajt mposhti 2-0 Skraparin e kategorisë së parë, në takimin e luajtur në kompleksin e klubit. Golat u shënuan të dy në pjesën e dytë: durrsaku Oert Kotja ishte autori i golit të parë, ndërsa mesfushori Igli Allmuca dyfishoi rezultatin. Dinamo luajti me këtë formacion: Kotorri; Peqini, Bici, Diop, Abraham; Ferraj, Jupi, Caushaj, Ishka; Dhimitri dhe Pema. Ajo që bie në sy është aktivizimi (vetëm pjesën e parë) i Redi Jupit, i cili sezonin e kaluar drejtoi për pjesën e fundit edhe skuadrën e Dinamos.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›