E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrioti me lakun në fyt. Bokotola fiton lirine

Vetëm shtatë ditë afat ka klubi i Kastriotit për të shlyer detyrimet financiare ndaj futbollistit Erlad Turdiu. Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës, që ka përcaktuar si afat të fundit datën 23 janar 2008. "Në rast se në datën 23.01.2008 nuk janë plotësuar këto detyrime nga KF "Kastrioti", ndaj këtij klubi do të merren sanksione sipas parashikimeve të nenit 44 të Rregullores së Veprimtarise Futbollistike e nenit 4 te Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF-së", - thuhet në vendimin e Komisionit të Disipliës. Lojtari kongolez Ricard Bokotola u la lojtar i lirë duke zgjidhur kontratën me Kastriotin, për shkak se klubi krutan nuk përmbushi detyrimeve kontraktore. Kërkesat ankimore të paraqitura nga Oriand Abazaj, Marius Ngjela, Alfred Allamani dhe Akamba Mengbwa do te shqyrtohen ne mbledhjen e ardhshme, datë 23 janar 2008 (ora 13:00).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›