E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj, me “dryn në dorë” në Kupën e Qipros

Qipro- Antorthosis Famagusta, skuadra qipriote e portierit të kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, regjistroi një fitore të pastër në Kupën e Qipros duke mundur 3-0 Agia Napa (ish-skuadër e Arjan Shetës).
Tripotseris (37'), Frousos (42') dhe Deyanov (44') ishin dhe autorët e golave. Portieri 32-vjecari shqiptar u dallua në këtë takim, duke e ruajtur të pastër portën. "Anorthosis luajti si në ‘zonjë e madhe", - shkruanin komentet e faqeve qipripote.
Pak ditë më parë, Beqaj ripërtëriti kontratën edhe për tre vjet të tjera, deri në vitin 2011 me Anorthosis. Arjani konsiderohet si një nga portierët më të mirë që luajnë në Qipro.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›