E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj, gol para syve të Hanit

Kemer (Turqi)- Daniel Xhafaj i dhuroi fitoren e parë Tiranës në miqësoren e fituar 1-0 me turqit e kategorisë së tretë, Mezitilspor, të zhvilluar në Kemer të Turqisë. Sulmuesi vlonjat shënoi në minutën e 30-të, në një takim të ndjekur edhe nga trajneri i Kombëtares, holandezi Ari Han. Trajneri Astrit Hafizi u shpreh i kënaqur pas ndeshjes me paraqitjen e lojtarëve, edhe pse takimi kishtë më shumë karakter testues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›