E Diel, 1 Nëntor 2026

Skela, “artisti” i topit, vetëm goli i mungoi

Antalia (Turqi) - Skela në superformë. Gjithnjë i dalluar në ndeshjet e fundit. Energi Kotbus i Ervin Skelës fitoi 3-1 miqësoren me Otelul Galati, skuadër e kategorisë maksimale rumune, të zhvilluar në Antalia të Turqisë. Parshiv shënoi për rumunët në minutën e 25-të, ndërsa pesë minuta më pas barazoi Rangelov (30'). Fraksioni i dytë i lojës foli vetëm për skuadrën gjermane të Bundesligës 1. Rangelov (62') dhe Sorensen (68') firmosën fitoren 3-1.
Fantazisti i Kombëtares shqiptar, i cili po negocion edhe për arritjen e një ndeshje miqësore Shqipëria B-Energi Kotbus, luajti për 88 minuta ( u zëvendësua nga Ipsa). Skela dha disa topa të bukur në atë takim, duke qenë edhe vetë pranë golit në minutën e 64-t, kur dribloi disa kundërshtarë dhe goditi nga 16 metra.
Në minutën e shtatë shërbeu perfekt për Sorensen, por ky i fundit nuk realizoi. Në të 28', Ervini ekzekutoi një goditje të lirë, të dërguar më vështirësi në goditje këndi nga portieri i Otelulit, Kolev. Në minutën e 68-të, Skela kreu disa veprime të bukura duke entuziazmuar trajnerin Bojan Prasnikar dhe në të 73' dha një pas të artë për Rangelovin, i cili nuk arriti të shënojë, teksa në 84', është shqiptari që humbi rastin. Gjithsesi, në momentin e ndërrimit (88') Skela u duatrokit gjatë nga tifozët e pranishëm në "Titanic Football Academy" në Antalia.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›