E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aludoi për homoseksualitetin e bashkëshortit të kryeministres, pushohet nga puna

SIDNEJ- Një folës radiofonik australian u pushua nga puna pas pyetjes së papërshtatshme që i drejtoi kryeministres Julia Gillard.

Folësi Howard Sattler aludoi se bashkëshorti i kryeministres, një ish-parukier, ishte gay.

Tonet janë të ashpra gjatë fushatave elektorale në Australi. Por, sipas vëzhguesve, kjo fushatë ka thyer çdo rekord.

Nëpërmjet faqes së saj të internetit, radioja njoftoi se kishte vendosur pushimin nga puna të spikerit Sattler.

Kryeministrja Gillard nuk ka bërë asnjë koment mbi incidentin duke u shprehur e shqetësuar për abuzimin e medias me jetën e saj private.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›