Sampdoria e Genoa, merreni Kasamin!

Me gjasë, Pajtim Kasami gjatë verës do të largohet nga Palermo, qoftë në formë huazimi apo edhe shitjeje përfundimtare. Menaxheri i mesfushorit shqiptar, Mino Raiola, është i vetëdijshëm për këtë, kështu që ai ia ka propozuar përfaqësuesin U21 të Zvicrës ekipeve të tjera italiane.
“Këshillat e mia për skuadrat nga Genova? Pajtim Kasami, 18 vjeç, mesfushor ofanziv i Palermos. Ky mund të ishte lojtar ideal, si për Sampdorian, ashtu edhe për Genoan”, është shprehur menaxheri i njohur italian për ueb faqen mediagol.it.
Raiola e ka marrë në dorë futbollistin nga Maqedonia që nga janari i këtij viti.
Ish futbollisti i Lazios e i Bellinzonas ishte pranë largimit nga klubi sicilian gjatë dimrit, por ai nuk pranoi të huazohej në Serie B italiane.
Kasami e do një skuadër nga Serie A dhe Sampdoria ose Genoa do të ishin mundësi të mira për zhvillimin e tij si futbollist, pasi që te Rosanero nuk po i krijohet kjo mundësi, ngase në shumicën e ndeshjeve këtë sezon ka qëndruar në bankën rezervë.