E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm triumfi në Euro 2012 ka rëndësi

Rafael van der Vaart ka thënë se për Holandën do të jetë sukses vetëm nëse arrin që ta fitojë Euro 2012.

“Euro 2012 do të jetë i suksesshëm vetëm nëse ne e fitojmë atë. Ju mund të thoni se të arrish në gjysmëfinale është e bukur, por jo. Ne ishim në finale të Kampionatit Botëror dhe tani kemi ambicie më të mëdha”, tha Van der Vaart për Uefa.com.

Holanda gjendet në grupin B së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Danimarkën, ndërsa me këtë të fundit do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 9 qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›