Alves nuk largohet nga Barcelona

Dani Alves ka insistuar se dëshiron të mbetet në Barcelonë edhe për disa vite. Mbrojtësi brazilian së fundmi spekulohej me transferim në Anzhi Makhachkala, por ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të braktisë gjigantin katalan.
“Nëse nuk do të kisha dashur të qëndroj, nuk do ta kisha vazhduar kontratën deri më 2015. Synimi im është të mbetem deri në skadim të marrëveshjes. Por, për këtë vendos klubi”, deklaroi Alves për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo.
Alves iu bashkua Barcelonës më 2008 nga Sevilla.