Higuain, i lumtur në Madrid

Sulmuesi Gonzalo Higuain ka insistuar se është i lumtur në Real Madrid, pavarësisht spekulimeve se mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli argjentinas realizoi një prej golave në fitoren 3-0 ndaj Athletic Bilbaos të mërkurën mbrëma, pas së cilës Reali siguroi titullin e kampionit në La Liga.
“Jam i lumtur në Real Madrid dhe jam ende nën kontratë. Sikurse çdo futbollist, dua të luaj. Jam këtu tashmë pesë vite dhe kam qenë me fat që kam fituar tituj”, deklaroi Higuain për AS.