E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali më i mirë se Barcelona

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shprehur gëzimin e tij për triumfin e skuadrës në La Liga dhe insistoi se ata janë kampionë me meritë, pasi thotë se ishin superiorë ndaj rivalit, Barcelonës.

“Jam shumë i lumtur. Ky është titulli im i parë në ligën e Spanjës dhe jam tepër i lumtur. Kemi arritur objektivin tonë dhe jemi shumë të gëzuar që kemi fituar La Ligan”, deklaroi Ronaldo për ueb faqen zyrtare të Realit.

“Liga është edhe më e vështirë kur luftoni me një skuadër si Barcelona, por ju ndiheni mirë pasi mposhtni një prej ekipeve më të mira në qarkullim. Ne u treguam më të mirë se ata. Dhe kjo na sjell gëzim të madh për arritjen e objektivit, për të cilin kemi luftuar për 10 muaj. Ky titull në ligë është ai që kam dashur më së tepërmi. Kam dy Këpuca të Arta në shtëpi. Do të ishte mirë të fitoja edhe një tjetër, por nuk do të jetë problem nëse nuk ia arrij”, përfundoi Ronaldo i cili ka realizuar 44 gola në La Liga, dy më pak se rivali i tij nga Barcelona, Lionel Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›