Reali dhe Barcelona nuk kanë respekt

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka kritikuar Real Madridin dhe Barcelonën për mungesën e respektit ndaj njëri-tjetrit dhe shtoi se nuk dëshiron që klubi i tij të ketë rivalitet të tillë me Borussia Dortmundin.
“Ne nuk duhet të bëjmë si në Spanjë, ajo është diçka që nuk më pëlqen”, tha Rummenigge për Bild.
“Shikoni Real Madridin dhe Barcelonën, ata nuk kanë më respekt për njeri-tjetrin. Përballjet e tyre janë përplot tension”, përfundoi ai.