E Shtunë, 31 Tetor 2026

City mund të gabojë në Newcastle

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është optimist se Newcastle do ta ndalë liderin e Premierligës, Manchester City në përballjen e tyre të dielën në St James Park.

United dhe City kanë aktualisht pikë të barabarta në krye të tabelës, por City udhëheq falë golaverazhit më të mirë dy xhiro para fundit.

“Ata duhet të fitojnë në Newcastle. Nuk do ta kenë lehtë. Newcastle është vend shumë i vështirë dhe janë duke luajtur mirë”, deklaroi Ferguson për Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›