E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea nuk do të jetë defensive

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Holger Badstuber pret që Chelsea të luajë në finale të Ligës së Kampionëve, ndryshe nga përballja e tyre me Barcelonën.

Gjiganti londinez është kritikuar për taktikën defensive të shfaqur në duelin me Barcelonën, por Badstuber pret që Chelsea të luajë ndryshe kundër Bayernit.

“Jam i sigurt se Chelsea dëshiron të shfaqet e fuqishme prapa për shkak të repartit sulmues që kemi, por ata edhe do të nisen përpara. Nuk mendoj se do të luajnë në mbrojtje sikurse kundër Barcelonës”, deklaroi Badstuber për ueb faqen zyrtare të Bayernit. Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në Allianz Arena më 19 maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›