Gerrard në mision shpëtimi

Megjithatë, Liverpooli ka fituar Carling Cup në shkurt – trofeu i parë pas gjashtë vitesh – kurse mund të marrë edhe një titull nëse mposht Chelsean në Wembley të shtunën në finalen e FA Cup. Sipas Gerrardit, fitorja kundër Chelseas do të paraqesë një kompensim adekuat për rezultatet dëshpëruese në Premierligë.
“Fitimi i trofeve të mëdhenj ju mbush me besim. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi zhgënjyer në ligë dhe ekipi përbëhet nga futbollistë, të cilët janë pa dyshim më të mirë sesa sugjeron renditja”, tha Gerrard për Sky Sports News.
“Sezoni vlerësohet në fund, por nëse mund të fitojmë dy tituj, kjo do të na ndihmojë të ndjekim suksesin edhe sezonin e ardhshëm. Besoj se njerëzit do të na vlerësojnë pas të shtunës. Njerëzit do të thonë: ‘Ju nuk keni luajtur mirë në ligë’, por ne do të themi: ‘Kemi fituar dy kupa’ dhe mendoj se është një argument i drejtë”, përfundoi ai.