E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia synon triumfin në Euro 2012

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka insistuar se skuadra e tij do të shkojë në Euro 2012 me synim të fitojë trofeun.

Në komentet e tij pas barazimit 0-0 me Poloninë në miqësoren e së mërkurës, Ronaldo ka shprehur optimizmin se skuadra e tij do të dalë triumfuese nga gara e kësaj vere në Poloni dhe Ukrainë.

“Ne duhet të kemi ambicie në futboll dhe në jetë, që gjithmonë të jemi më të mirët”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

“Do të shkojmë në Euro 2012 me ambicie për fitore. E dimë se do të jetë vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Duhet të besojmë se mund të fitojmë. Detyra është e mundshme përderisa mbajmë këmbët në tokë dhe luftojmë pa u ndal”, shtoi ai.

Ylli i Real Madridit po ashtu shpreson që tifozët portugezë të jenë në gjendje të udhëtojnë për në Poloni dhe Ukrainë në qershor, duke dhënë përkrahje të nevojshme për ekipin.

“Shpresoj që njerëzit të vijnë në stadium për të na përkrahur, sikurse në 2004, me flamuj në stadium dhe duke na inkurajuar me brohoritjet e tyre”, përfundoi ai. Portugalia ka detyrë të vështirë për kualifikim në çerekfinale, pasi gjendet në Grupin B me Holandën, Gjermaninë dhe Danimarkën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›